Aktualitet

EMRAT/ Nuk zbatuan vendimin e gjykatës për një pronë në Ranën e Hedhun, pezullohen 11 zyrtarë të Kadastrës së Lezhës

Zyrtarët janë vënë nën hetim nga prokuroria e Lezhës, pasi nuk kanë zbatuar një vendim gjykate në lidhje me një prone ne zonën e Ranes së Hedhur në Shëngjin.

27 Janar 2024, 15:22 Nga M.B
EMRAT/ Nuk zbatuan vendimin e gjykatës për një pronë në
Foto ilustruese

LEZHË- Gjykata e Lezhës ka pezulluar nga detyra 11 zyrtarë të Kadastrës së Lezhës. Zyrtarët janë vënë nën hetim nga prokuroria e Lezhës, pasi nuk kanë zbatuar një vendim gjykate në lidhje me një prone ne zonën e Ranes së Hedhur në Shëngjin. Të pezulluar janë Albana Gjinaj, Marinela Tuci, Orstela Bardhaj, Sebastjano Gjetja, Besjon Ivanaj, Ornela Marku, Eglantin Lleshaj, Dorina Sulaj, Xhentil Gjegji, Vitore Lleshi, Diljana Prenga.

Kujtojmë se para më shumë se një viti policia e Lezhës ishte vënë në lëvizje për arrestimin e personave që ishin implikuar në tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin.

 

lezha kadastra

Sondazh

Poll