Aktualitet

EMRI/ I dënuar për transport të paligjshëm emigrantësh, arrestohet 59-vjeçari në Berat

59-vjeçari do ti dorezohet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për të kryer pjesën e mbetur të dënimit, 8 muaj e 21 ditë burgim. 

27 Janar 2024, 12:23 Nga E.d
EMRI/ I dënuar për transport të paligjshëm emigrantësh,
Policia

BERAT- Arrestohet një 59-vjeçar i dënuar me 6 vite burg për transport të paligjshëm të emigrantëve. Agron Ymeraj ishte shpallur në kërkim për ndihmë të kalimit të paligjshëm të kufijve. 59-vjeçari do ti dorezohet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për të kryer pjesën e mbetur të dënimit, 8 muaj e 21 ditë burgim. 

Njoftimi i policisë:

I dënuar me 6 vjet burgim, për transportim të kundërligjshëm të emigrantëve nga Vendet e Treta, kapet dhe ndalohet 59-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat, si rezultat i kontrolleve në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe në bazë të informacioneve nga inteligjenca policore, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Agron Ymeraj, 59 vjeç. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë e ka dënuar këtë shtetas, me 6 vjet burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Shtetasi Agron Ymeraj do t’i dorëzohet nga shërbimet e DVP Durrës, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për të kryer pjesën e mbetur të dënimit, 8 muaj e 21 ditë burgim.

policia e beratit sundimi i ligjit agron ymeraj

Sondazh

Poll