Aktualitet

U tha se ishte shkarkuar nga detyra, Urdhri i Psikologut: Treska vijon në krye të institucionit

Lidhur me lajmin e rremë ka reaguar me anë të një njoftimi zyra e Urdhrit të Psikologut duke sqaruar se Treska gëzon shëndet të plotë dhe vijon të jetë në krye të institucionit.

27 Janar 2024, 14:56 Nga M.B
U tha se ishte shkarkuar nga detyra, Urdhri i Psikologut: Treska vijon në
Valbona Treska

TIRANA- Në media ka qarkulluar një lajm ku thuhej se Presidentja e Urdhrit të Psikologut, Valbona Treska është shkarkuar nga detyra. Lidhur me këtë ka reaguar me anë të një njoftimi zyra e Urdhrit të Psikologut duke sqaruar se Treska gëzon shëndet të plotë dhe vijon të jetë në krye të institucionit. Urdhri i psikologut shton se do të vijojë të përmbushë misionin e tij ligjor me përgjegjshmëri.

Njoftimi i Urdhrit të Psikologut:

Përshëndetje,

Duke qenë se po qarkullon nëpër media një lajm i rremë, se Presidentja e Urdhrit të Psikologut Znj. Valbona Treska është shkarkuar nga detyra, sqarojmë se:
Presidentja e Urdhrit të Psikologut gëzon shëndet të plotë, ajo vijon të jetë në krye të institucionit së bashku me organet e tjera të tij, konform të gjitha parashikimeve ligjore në fuqi.
Urdhri i Psikologut do të vijojë të përmbushë misionin e tij ligjor me përgjegjshmëri të plotë.

Urdhri i Psikologut

urdhri i psikologut valbona treska

Sondazh

Poll