Aktualitet

EMRAT/ Me doza kokaine dhe kanabisi, vihen në pranga dy të rinjtë në Lezhë

Arrestimet e tyre janë bërë në kuadër te megaoperacionit kombëtar 'Tempulli 2'.

27 Janar 2024, 12:50 Nga Xh.LL
 
EMRAT/ Me doza kokaine dhe kanabisi, vihen në pranga dy të rinjtë
Policia

Lezhë- Dy të rinj janë arrestuar ditën e sotme në Lezhë për trafiik kanabisi dhe kokaine. Mësohet se dy të rinjtë e arrestuar janë Ergys Përgjini 23 vjeç, dhe Robert Prendi 19 vjeç. Arrestimet e tyre janë bërë në kuadër te megaoperacionit kombëtar 'Tempulli 2'.

Njoftim i policisë:

Vijon megaoperacioni policor antidrogë “Tempulli 2”. Goditen 2 raste të tjera të shitjes në doza, të lëndëve narkotike. U kapën në flagrancë në Lezhë dhe në Shëngjin, ndërkohë që shitnin doza kokaine dhe cannabisi, vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen dozat e lëndëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve në të gjithë qarkun dhe i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli 2”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, shërbimet operacionale dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të Policisë së Lezhës, goditën 2 raste të shpërndarjes së dozave të lëndëve narkotike. Për rastet u arrestuan në flagrancë shtetasit Ergys Përgjini 23 vjeç, banues në Lezhë dhe Robert Prendi 19 vjeç, banues në fshatin Rraboshtë. Dozat u sekuestruan nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

ergys përgjini robert prendi  tempulli 2

Sondazh

Poll