Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Laç, kamioni zë poshtë makinën, plagoset rëndë drejtuesi

Siç shihet dhe nga fotoja e mësipërme, kamioni e ka shtypur komplet makinën tip 'Volkswagen'.

27 Janar 2024, 14:07 Nga I.A
Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Laç, kamioni zë
Aksidenti

LEZHË- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Lezhë-Laç. Mësohet se një kamion ka pëplasur një makinë dhe kanë dalë nga rruga të dy. Siç shihet dhe nga fotoja e mësipërme, kamioni e ka shtypur komplet makinën tip 'Volkswagen'.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i makinës Passat. Për shkak të aksidentit të rëndë, drejtuesi i makinës është nxjerr me ndihmën e zjarrfikësve. I riu është dërguar me shpejtësi për në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore. 

Njoftimi i Policisë: 

Rreth orës 13:00, në aksin rrugor Milot-Lezhë, shtetasi A.Z. duke drejtuar mjetin tip kamion është përplasur me automjetin tip Volkswagen me drejtues shtetasin E. F. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi E. F., i cili është transportuar në Spitalin e Traumes Tiranë për asistencën e nevojshme mjekësore. Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

aksident ne aksin lezhe-lac

Sondazh

Poll