Aktualitet

Trafik në sasi të mëdha droge, arrestohen dy shqiptarë në Gjermani dhe Greqi, deportohen në Tiranë

Ndërkohë që në Greqi është arrestuar një 43-vjeçar me iniciale V.H, i cili kishte tentuar që të trafikonte drogë drejt Greqisë. 

27 Janar 2024, 12:00 Nga I.A
Trafik në sasi të mëdha droge, arrestohen dy shqiptarë
Policia

TIRANË- Dy shqiptarë të akuzuar për trafik droge në sasi të mëdha janë arrestuar në Greqi dhe Gjermani. 31-vjeçari me iniciale E.D u arrestua në Gjermani pasi ndaj ishte ishte caktuar masa e sigurisë 'arrest më burg'. Ai akuzohet se ka trafikuar sasi të mëdha droge në në Danimarkë, Suedi, Norvegji, Holandë dhe Gjermani. Ndërkohë që në Greqi është arrestuar një 43-vjeçar me iniciale V.H, i cili kishte tentuar që të trafikonte drogë drejt Greqisë. 

Njoftimi i Policisë:

Interpol Tirana Të akuzuar si bashkëpunëtorë në trafikimin e sasive të mëdhaja të lëndëve narkotike, ekstradohen nga Gjermania dhe Greqia, në Shqipëri, 2 shtetas shqiptarë. Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm mes Interpol Tiranës dhe homologëve, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin e tyre në vendet ku ata duhet të vihen përpara përgjegjësisë penale, janë ekstraduar në Shqipëri, 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike, konkretisht:

-si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Wiesbaden, u ekstradua shtetasi E. D., 31 vjeç, banues në Shkodër. Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin e datës 28.06.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Shtetasi E. D. akuzohet se gjatë periudhës janar 2018-dhjetor 2022, ka qenë pjesë e një grupi kriminal që trafikonte sasi të mëdhaja droge, në Danimarkë, Suedi, Norvegji, Holandë dhe Gjermani.

-si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Athinën, u ekstradua shtetasi V. H. alias V. H., 43 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës se Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin e datës 24.07.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Shtetasi V. H akuzohet se më datë 30.03.2018, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka tentuar të trafikojë lëndë narkotike cannabis sativa, drejt Greqisë.

2 shqiptare te arrestuar

Sondazh

Poll