Sport

VIDEO / Manchester City kualifikohet për në fazën tjetër të Kupës!

Ishte një kualifikim i merituar i “Cityzens”, që e dominuan ndeshjen dhe patën raste të shumta shënimi më herët, por që nuk ishin konkretizuar nga Bernardo Silva, Doku apo Kevin De Bruyne.

27 Janar 2024, 00:32 Nga DOSJA
VIDEO / Manchester City kualifikohet për në fazën tjetër

ANGLI - Manchester City arrin të kualifikohet në fazën e 1/16-ave të FA CUP pa qenë nevojë që të luhet një ndeshje e dytë me Tottenham Hostspur. Skuadra e Pep Guardiolës, kampione në fuqi e Anglisë, fitoi 0-1 në Londër falë një goli të vonë të shënuar nga holandezi Ake.

Në fund, u desh ndërhyrja e sistemit VAR për të konfirmuar që goli ishte i rregullt, pra që nuk kishte ndërhyrje të gabuar ndaj portierit në zhvillimet e këndores.

Ishte një kualifikim i merituar i “Cityzens”, që e dominuan ndeshjen dhe patën raste të shumta shënimi më herët, por që nuk ishin konkretizuar nga Bernardo Silva, Doku apo Kevin De Bruyne.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll