Sport

Inter Miami i Leo Messit zbarkon në Riad për 'vallen e fundit' kundër Ronaldos...

Ekipi amerikan mbërriti në Arabinë Saudite pas 12 orësh udhëtim…

26 Janar 2024, 17:42 Nga DOSJA

Inter Miami i Leo Messit zbarkon në Riad për 'vallen e

ARABIA SAUDITE - Inter Miami mbërriti në Arabinë Saudite këtë të enjte, ku do të vazhdojë turneun e tyre parasezonal, i cili do të përfshijë një ndeshje kundër Al Nassr të Cristiano Ronaldos.

Skuadra e Leo Messit do të përballet me Al-Hilal të Jorge Jesus, më 29 janar dhe me Al-Nassr, më 1 shkurt, një lojë tashmë e kategorizuar si "vallëzimi i fundit" mes dy yjeve, që dominuan 20 vitet e fundit të futbollit. 

Delegacioni mbërriti i lodhur pas një udhëtimi 12 orësh dhe u prit në aeroport nga një saksofoniste, lule dhe ushqime. 

Inter Miami pastaj do të shkojë më tej në Lindje dhe përballet me një përzierje lojtarësh nga Hong Kongu, në datën 4 shkurt dhe Vissel Kobe në Japoni, në datën 7. Ndeshja e fundit është kundër Newell's Old Boys, klubi që zbuloi Messin, në 15 shkurt , në Miami.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll