Sport

Ish-ndërkombëtari egjiptian ‘ironizon’ rikthimin e Mo Salah në Liverpool...

Ish-lojtari 40-vjeçar ka shpërndarë një foto të Salah, duke iu nënshtruar trajtimit për një dëmtim të kofshës.

26 Janar 2024, 17:55 Nga DOSJA

Ish-ndërkombëtari egjiptian ‘ironizon’ rikthimin e Mo

ANGLI - Dëmtimi i Mohamed Salah, i cili e detyroi sulmuesin të largohej nga CAN për t'iu nënshtruar trajtimit në Angli, është përfolur shumë ditët e fundit. Indiferent nuk ka qëndruar edhe Mido, ish-ylli i kombëtares egjiptiane, duke reaguar ndaj situatës me një publikim plot sarkazëm.

“Oh, këto ushtrime janë kaq të turpshme. Është e vështirë t'i bësh ato në Egjipt, përveçse në Liverpool”,- komentoi me ironi ish-lojtari 40-vjeçar, duke shpërndarë një foto të Salah, duke iu nënshtruar trajtimit për dëmtimin e kofshës.

Fakti që rikuperimi i Salah po bëhet në Angli dhe jo në tokën afrikane, ku po zhvillohet Kupa e Kombeve të Afrikës, ka qenë objekt diskutimi, i cili ka bërë që Jurgen Klopp, trajneri i Reds, ta justifikojë rikthimin e sulmuesit në klub.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll