Sport

Jurgen Klopp do të largohet nga Liverpool-i, duke “falur” 100 milionë euro. Ja se si...

Gjermani do të largohet nga “Anfield”, duke injoruar 100 milionë euro, të cilat do t’i merrte nëse do të përfundonte kontratën

26 Janar 2024, 19:33 Nga DOSJA

Jurgen Klopp do të largohet nga Liverpool-i, duke “falur” 100

ANGLI - “Bomba” e vitit është fakt. Jurgen Klopp do të largohet nga Liverpool në fund të sezonit, siç ka bërë të ditur vetë gjermani përmes rrjeteve sociale të klubit.

Një vendim që askush nuk e priste. Megjithatë, gjermani e bëri të qartë se ndihet i rraskapitur, pa asnjë gjurmë energjie dhe për këtë arsye vendosi të tërhiqet dhe të largohet nga “Anfield”, gati nëntë vjet më vonë.

Në fakt, Klopp vendosi ta bëjë këtë, duke pasur ende dy sezone të plota përpara, pasi kishte kontratë deri në verën e vitit 2026. Megjithatë gjermani mori vendimin për t'u larguar nga Liverpool dhe në të njëjtën kohë... lë pas 100 milionë euro, të cilat do t’i përfitonte nëse do të përfundonte kontratën.

Kontrata e përhershme e Jurgen Klopp me Liverpoolin shkon në 24 milionë euro në vit. Deri këtu mirë... Megjithatë, vetëm pak javë më parë, u zbulua se përveç shumës standarde të kontratës së tij, Klopp merr nga Liverpool bonuse reklamimi, të cilat e tejkalojnë pagën e tij vjetore!

Më konkretisht, sipas Ralf Schaffert, Klopp merr 50 milionë euro në vit, pasi bonuset e reklamave arrijnë në 26 milionë euro! Dyshohet se kjo ka qenë arsyeja pse federata gjermane vendosi të tërhiqej kur kërkonte një trajner dhe u largua nga kandidatura e Klopp.

“Federata Gjermane e Futbollit nuk mund ta paguajë Kloppin. Ai merr 24 milionë euro në vit vazhdimisht, ndërsa merr 26 milionë shtesë. Pra 50 milionë në vit”,- tha zv.presidenti i federatës gjermane.

 

Bazuar në shifrat specifike, Klopp vendosi të lërë gjithsej 100 milionë euro, nga kontrata e tij që përfundonte në vitin 2026...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll