Sport

Kjo është gruaja, që ka qenë pranë Jurgen Klopp, gjatë gjithë kohës në Liverpool...

Ulla Sandrock ka qenë mbështetja e trajnerit gjerman gjatë gjithë kohës së tij në Liverpool.

26 Janar 2024, 20:20 Nga DOSJA

Kjo është gruaja, që ka qenë pranë Jurgen Klopp,

ANGLI - Jurgen Klopp ka zbuluar se do t'i thotë lamtumirë Liverpool-it në fund të sezonit pas gati nëntë vitesh në klubin Merseyside.

Klopp mori drejtimin nga Brendan Rodgers në 2015 dhe u bë një legjendë në klub, duke fituar çdo trofe në dispozicion.

Gjatë gjithë qëndrimit në skuadër, trajneri i madh ka patur mbështetjen e bashkëshortes së tij, Ulla Sandrock. Të dy u takuan në vitin 2005, ndërsa Ulla Sandrock punonte si kamariere në një bar gjatë Oktoberfest-it të Mynihut.

Kjo është gruaja, që ka qenë pranë Jurgen Klopp,

Më parë bashkëshortja e teknikut 56-vjeçar ka qenë mësuese dhe ka dhënë mësim për tre vjet në një shkollë gjermane në Nairobi. Tani ajo është autore e librave për fëmijë.

Për shkak të punës së saj bamirëse në Gjermani dhe Kenia, gruas së Klopp-it i është dhënë edhe titulli “Zonja e Parë” e Bundesligës.

Çifti nuk ka fëmijë së bashku, por nga martesat e mëparshme, kanë nga një fëmijë.

Kjo është gruaja, që ka qenë pranë Jurgen Klopp,

Të dy e duan jetën në Liverpool, madje Klopp në deklaratat e tij të mëparshme ka përmendur se një nga arsyet pse nënshkroi kontratën e re me Reds ishte lumturia e Ulla në Merseyside.

“Po rri edhe dy vjet... “Pse? Sepse Ulla dëshiron të qëndrojë! Si një burrë i mirë, çfarë bëni kur gruaja juaj dëshiron të qëndrojë? Qëndroni. Kjo nuk është e vetmja arsye, por është një nga arsyet”,- kishte thënë ai në mënyrë karakteristike.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll