Politike

"Debati këtë javë ka qenë ik Enkelejd, hajde Oerd"/ Basha për Zgjedhoren: Thirrja ime është të lihen alibitë

Nga ana tjetër Basha i ftoi palët të mbështesin propozimet e grupimit të tij për Reformën Zgjedhore. 

26 Janar 2024, 17:32 Nga h.k
"Debati këtë javë ka qenë ik Enkelejd, hajde
Lulzim Basha

TIRANË- Lulzim Basha, Kreu i Partisë së Vulës ka folur këtë të premte në një konferencë me gazetarët. Basha ka thënë se debati për zgjedhoren është sipas tij një debat për "emra personal" dhe jo për ta çuar përpara.

Nga ana tjetër Basha i ftoi palët të mbështesin propozimet e grupimit të tij për Reformën Zgjedhore. 

BashaTeatri me regji të Edi Ramës pamundësoi mbledhjen fizike të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Thirrja ime është të lihen alibitë e të mundësohet funksionimi normal i këtij komisioni. Duhet barazi vote. Kush merr më shumë vota të bëhet deputet. Votim e numërim elektronik dhe vota e diasporës. Debati këtë javë ka qenë ik Enkelejd,  hajde Oerd. Kjo është në interes të atyre që nuk e duan këtë. Nuk mendohet për interesin publik. Nuk duhet të humbasim kohë me qurravitje për interesa të vogla. Të enjten u është bërë dëm qindra e mijëra familjeve shqiptare me votimin e 11 ligjeve përmes rrëmujës”,

lulzim basha

Sondazh

Poll