Politike

A funksionon dyshja Bardhi-Berisha? Kreu i Grupit Parlamentar të PD: Në mbledhje flasim për strategji por dhe për situatën tonë

Bardhi u ndal edhe tek rrëzimi i kërkesave për Komisionet Hetimore, të cilat sipas tij nisën të bëheshin të shpeshta sepse opozita nuk ngrinte zërin.

25 Janar 2024, 22:00 Nga I.A
A funksionon dyshja Bardhi-Berisha? Kreu i Grupit Parlamentar të PD:
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi foli për diskutimet e bëra gjatë mbledhjes së grupit të tyre, përfshirë këtu strategjitë dhe problemet. I ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel, Bardhi u ndal edhe tek rrëzimi i kërkesave për Komisionet Hetimore, të cilat sipas tij nisën të bëheshin të shpeshta sepse opozita nuk ngrinte zërin.

“Patjetër që në mbledhje e grupit është diktuar strategjia por nuk përjashtohen edhe diskutimet për situatën brenda PD-së kolegët kanë të drejtën e tyre për të shprehur mendimet për zhvillimet brenda partisë. Unë e kuptoj që padisutim ne jemi në politikë, jemi parti politike, por ky nuk duhet të jetë i vetmi qëllim përse opozita eksiton. Nëse deputetëve të opozitës iu mohohet çdo e drejtë e mundshme çfarë vlerë ka të ngremë zërin. Ka pasur një situatë në kuvend dhe kjo e ka shtuar arrogancën e mazhorancës. Për një kohë rrëzoheshin…  Rrëzoheshin kërkesat për komision hetimor dhe nuk ngrinte kush zërin. Kjo u bë traditë. Brenda një javë duke parë që kërkesat rrëzoheshin dhe në nuk reagonim rrëzoheshin pa asnjë arsye. As opinioni publik nuk ka ditur. Është interes i qytetarëve që zgjedhjet në Shqipëri të kenë disa garanci”, tha ai.

gazment bardhi

Sondazh

Poll