Aktualitet

Aksident në Marinzë, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal

Nga aksidenti ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. 

25 Janar 2024, 20:35 Nga I.A
Aksident në Marinzë, makina del nga rruga dhe përfundon në
Aksident

FIER- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fier-Rroskovec. Mësohet se një makinë në zonën e Marinzës ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. 

Njoftimi i Policisë:

Fier/Informacion paraprak Rreth orës 19:10, në aksin rrugor "Fier-Roskovec", në vendin e quajtur "Kthesa e Marinzës", shtetasi O. F., duke drejtuar automjetn tip "Golf" ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë, është dëmtuar shtetasi O. F., i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

aksident ne marinze

Sondazh

Poll