Bota

Hungaria pengesë për në NATO, kryeministri suedez: Dua të takohem me Orban në Bruksel

Në një letër drejtuar Orbanit, Kristersson tha se ai do të pranonte gjithashtu një ftesë të marrë në fillim të kësaj jave për t'u takuar në Budapest në një kohë të përshtatshme për ne të dy.Kk

25 Janar 2024, 13:20 Nga M.B
Hungaria pengesë për në NATO, kryeministri suedez: Dua të
Ulf Kristersson

STOKHOLM- Kryeministri suedez, Ulf Kristersson, është ofruar të takohet me homologun e tij hungarez Viktor Orban në Bruksel javën e ardhshme për të diskutuar aplikimin e Suedisë për në NATO-n dhe çështje të tjera dypalëshe. Në një letër drejtuar Orbanit, Kristersson tha se ai do të pranonte gjithashtu një ftesë të marrë në fillim të kësaj jave për t'u takuar në Budapest në një kohë të përshtatshme për ne të dy.

"Unë pajtohem me ju se një dialog më intensiv midis vendeve tona do të ishte i dobishëm," tha Kristersson në letër.

Suedia aplikoi për t'u anëtarësuar në NATO në vitin 2022 pas pushtimit rus të Ukrainës, por aplikimi i saj pengohej nga Turqia dhe Hungaria. Të martën, parlamenti i Turqisë i dha dritën jeshile aplikimit të Suedisë dhe Presidenti Tajip Erdogan pritet të shtojë nënshkrimin e tij në ditët në vijim. Kjo do ta lë Hungarinë si të vetmin anëtar të NATO-s që nuk e ka ratifikuar anëtarësimin e Suedisë. Kryetari i parlamentit të Hungarisë tha të enjten se nuk kishte urgjencë në miratimin e ofertës së Suedisë për anëtarësim në NATO. Turqia dhe Hungaria mbajnë marrëdhënie më të mira me Rusinë sesa anëtarët e tjerë të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut të udhëhequr nga SHBA.

 

suedia nato hungaria

Sondazh

Poll