Bota

Përplasje mes 3 makinave dhe një kamioni në aksin Prishtinë-Gjilan, 6 të lënduar drejt spitalit

Po ashtu mësohet se aksidenti ka ndodhur rrth orës 08:00 dhe se personat e lënduar janë nisur drejt QKUK.

25 Janar 2024, 12:40 Nga M.B
Përplasje mes 3 makinave dhe një kamioni në aksin
Foto ilustruese

KOSOVA- Një aksident me pasojë 6 persona të lënduar ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Gjilan në Kosovë, konkretisht në fshatin Slivovë. Po ashtu mësohet se aksidenti ka ndodhur rrth orës 08:00 dhe se personat e lënduar janë nisur drejt QKUK. Policia bën me dije se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.

“Rreth orës 08:00, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, respektivisht në fshatin Slivovë. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura dhe një kamion.  Për pasojë gjashtë  persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për të marrë  trajtimin e nevojshëm mjekësor, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale.  Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti", njofton policia.

kosova aksident

Sondazh

Poll