Bota

Akuza për plagjiaturë, ministrja norvegjeze jep dorëheqjen

Sandra Borch, pranoi në një konferencë shtypi më 19 janar se ishte përpjekur të shkurtonte pjesë të tezës së saj pas akuzave.

25 Janar 2024, 11:33 Nga M.B
Akuza për plagjiaturë, ministrja norvegjeze jep dorëheqjen
Sandra Borch

NORVEGJIA- Ministrja norvegjeze për Arsimin e Lartë ka dhënë dorëheqjen pas akuzave për plagjiaturë në tezën e saj të magjistraturës një dekadë më parë. Sandra Borch, pranoi në një konferencë shtypi më 19 janar se ishte përpjekur të shkurtonte pjesë të tezës së saj pas akuzave.

“Kur shkrova tezën e masterit rreth dhjetë vjet më parë, bëra një gabim të madh. Kam marrë tekst nga vepra të tjera pa përmendur burimin. Më vjen keq”, tha Borch për mediat lokale. 

Sipas agjencisë norvegjeze të lajmeve E24, më shumë se 20% e tezës së Borch, të cilën e përfundoi në Universitetin e Tromsø në 2024, ishte “vjedhur” nga gjashtë studentë të tjerë. Kryeministri Jonas Gar Stere tha se veprimet e Borch “nuk janë në përputhje me besimin që është i nevojshëm për dikë që të jetë në pozicionin e ministres së arsimit të lartë”.

sandra borch norvegjia

Sondazh

Poll