Bota

72 kilometra larg pallatit të Putinit, Ukraina sulmon me dron rafinerinë ruse, raportohet për shpërthime të fuqishme

Siç raporton Sky News, burime brenda inteligjencës ukrainase thanë se Kievi do të vazhdojë të sulmojë rafineritë ruse të naftës.

25 Janar 2024, 12:57 Nga N.F
72 kilometra larg pallatit të Putinit, Ukraina sulmon me dron
Foto ilustruese

RUSI- Ushtria ukrainase ka konfirmuar sulmin me dronë mbi rafinerinë ruse e cila u regjistrua natën në Tuapse, pasi ishte raportuar për shpërthime të fuqishme.Siç raporton Sky News, burime brenda inteligjencës ukrainase thanë se Kievi do të vazhdojë të sulmojë rafineritë ruse të naftës.

“SBU-ja sulmon thellë brenda Federatës ruse dhe do të vazhdojë me këto sulme mbi rafineritë që jo vetëm që janë të rëndësishme për ekonominë ruse, por gjithashtu ofrojnë naftë për forcat e armikut”, tha një burim për Reuters.

Kjo rafineri e naftës gjendet vetëm 72 kilometra pallatit ku qëndron presidenti rus Vladimir Putin.

rusi putin sulm

Sondazh

Poll