Bota

Presidenti i Maqedonisë së Veriut vizitë në Kosovë, takohet me krerët e vendit

Gjatë takimit dy presidentët e vendeve kanë rikonfirmuar përkushtimin për vazhdimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme mes dy shteteve.

25 Janar 2024, 13:05 Nga N.F
Presidenti i Maqedonisë së Veriut vizitë në Kosovë,
Vjosa Osmani dhe Stevo Pendarovski

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur ditën e sotme homologun e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i cili ka vizituar Prishtinën. Gjatë takimit dy presidentët e vendeve kanë rikonfirmuar përkushtimin për vazhdimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme mes dy shteteve.

Sipas Osmanit shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë urë lidhëse ndërmjet të dy shteteve dhe shtyllë e stabilitetit, por edhe e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.Presidentja ka falënderuar homologun Pendarovski për përkushtimin e tij personal për raportet ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas saj të dy shtetet kanë vizion të përbashkët për një Ballkan Perëndimor stabil dhe të integruar në Bashkimin Evropian.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut pasi ka përfunduar takimin me presidenten Osmani ka shkuar drejt kryeministrisë ku edhe është pritur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

stevo pendarovski osmani kurti kosova

Sondazh

Poll