Aktualitet

Parkoi gabim duke penguar rrugën e autobusit, 18 mijë lekë gjobë shoferit në Tiranë, i zbulohen shkelje të tjera

Policia njofton se shoferi qarkullonte me automjet pa kryer kontrollin teknik si dhe me masa administrative të pashlyera.

25 Janar 2024, 13:08 Nga M.B
Parkoi gabim duke penguar rrugën e autobusit, 18 mijë lekë
Policia

TIRANA- Drejtuesi i një automjeti në Tiranë është gjobitur me 18 mijë lekë të reja, pasi ka parkuar në mënyrë të gabuar dhe ka penguar kalimin e autobusit. Policia njofton se shoferi qarkullonte me automjet pa kryer kontrollin teknik si dhe me masa administrative të pashlyera.

Ndërkohë Policia i bën apel drejtuesve të mjeteve që të ndërgjegjësohen për mënyrën si parkojnë, në mënyrë që t’i sigurohet të tjerëve lëvizja e lirë.

Njoftimi i policisë:

Parkoi në mënyrë të gabuar, duke penguar kalimin e autobusit, ndëshkohet administrativisht drejtuesi i automjetit. Rendësia e parkimit në mënyrë të përshtatshme, nuk është vetëm për rregull, por edhe një ndër faktorët kryesorë të lëvizjes dhe qarkullimit të lirë të gjitha mjeteve, përfshirë këtu mjetet e transportit publik. Në këtë video shfaqet një drejtues automjeti, i cili duke parkuar në mënyrë jo të rregullt, ka penguar qarkullimin e autobusëve. Gjatë kontrollit të dokumentacionit, ka rezultuar se drejtuesi qarkullon me automjet, pa kryer kontrollin teknik, si dhe me masa administrative të pashlyera. Duhet të ndërgjegjësohemi për mënyrën si parkojmë, që t’ju sigurojmë të tjerëve, lëvizje të lirë.

policia gjobe

Sondazh

Poll