Aktualitet

U dëmtua nga makineria në punë, humb jetën gjatë transportit për në spital 53-vjeçari në Divjakë

Mësohet se 53-vjeçari është dëmtuar aksidentalisht nga një makneri në një subjekt të paketimit të produkteve ushqimore teksa punonte.

25 Janar 2024, 11:12 Nga M.B
U dëmtua nga makineria në punë, humb jetën gjatë
Foto ilustruese

DIVJAKË- Një 53-vjeçar me inicialet I. L., ka humbur jetën sot në Divjakë teksa tranportohej për të marrë shërbim në spital. Mësohet se 53-vjeçari është dëmtuar aksidentalisht nga një makneri në një subjekt të paketimit të produkteve ushqimore teksa punonte. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Divjakë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në ambientet e një subjekti për paketimin e produkteve ushqimore, në pronësi të shtetasit R. J., dyshohet se aksidentalisht, është dëmtuar nga një makineri, punonjësi i subjektit, shtetasi I. L., 53 vjeç, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

divjaka policia

Sondazh

Poll