Aktualitet

Atentat në Greqi, qëllohet tre herë me armë zjarri 43-vjeçari shqiptar

Ngjarja është shënuar rreth orës 23:30 të mbrëmjes, kur shqiptari është qëlluar 3 herë më armë zjarri nga një automjet me ngjyrë të zezë që është larguar me pas me shpejtësi.

25 Janar 2024, 10:20 Nga M.B
Atentat në Greqi, qëllohet tre herë me armë zjarri
Foto ilustruese

GREQI- Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kato Ahaia në Greqi ku një 43-vjeçar shqiptar është plagosur jashtë banesës së tij pas të shtënave që kanë ardhur nga një makine.

Ngjarja është shënuar rreth orës 23:30 të mbrëmjes, kur shqiptari është qëlluar 3 herë më armë zjarri nga një automjet me ngjyrë të zezë që është larguar me pas me shpejtësi. Njëri nga plumbat e ka kapur shqiptarin në bark duke e lënë të plagosur.

Ai është dërguar për ndihmën e parë në qendrën shëndetësore të Kato Ahaia dhe më pas në spitalin e Rios. Në vendngjarje policia sekuestroi dy gëzhoja pistolete të kalibrit 9 mm dhe një fishek të deformuar pistolete.

greqia atentat

Sondazh

Poll