Aktualitet

Zjarr në zyrat e IKMT-së në Fier, evakuohen punonjësit, zjarrfikësit në vendngjarje

Dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike në njërën prej zyrave.

25 Janar 2024, 11:55 Nga r.ll
Zjarr në zyrat e IKMT-së në Fier, evakuohen punonjësit,
foto nga vendngjarja

FIER- Një tjetër zjarr raportohet ditën e sotme nga Fieri. Kësaj here flakët kanë përfshirë zyrat e IKMT-së.

Dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike në njërën prej zyrave.

Punonjesit janë evakuuar nga zyrat dhe kanë njoftuar shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve. Në vendgjarje ka mbërritur dhe policia për gjetjen e shkaqeve të zjarrit.

Mëngjesin e sotëm një banesë u përfshi nga flakët në lagjen "15 Tetori", ku fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Mësohet se shkak i këtij zjarri ishte ndezja e mbeturinave brenda në banesë nga pronari i saj për t’u ngrohur, e cila ishte thuajse e rrënuar.

zjarr ne fier

Sondazh

Poll