Aktualitet

Kishin marrë me qira një apartament ku magazinonin drogën, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë në Greqi

Arrestimi i dy të rinjve ka ardhur në Irakleo të Kretës, pasi u kapën me drogë.

25 Janar 2024, 10:18 Nga N.F
Kishin marrë me qira një apartament ku magazinonin drogën,
Droga dhe paratë e sekuestruara

GREQI- Dy 21-vjeçarë shqiptarë janë vënë në pranga nga autoritet greke. Arrestimi i dy të rinjve ka ardhur në Irakleo të Kretës, pasi u kapën me drogë.

Ata mësohet se kishin marrë me qira një tjetër apartament ku magazinonin drogën. Fillimisht është kapur në rrugë një prej të rinjve dhe më pas është arrestuar edhe tjetri. Policia greke i’u sekuestroi atyre 3 kg 171 gram marijuanë, 104 gram kokainë, 9330 euro, dy peshore dhe 1 motor qe shërbente për shpërndarjen e drogës.

greqi arresti droge

Sondazh

Poll