Aktualitet

Kyen 71 vjedhje në banesa luksoze, shkatërrohet banda e "skifterëve" në Spanjë, mes 6 të arrestuarve edhe "koka" shqiptare e grupit

Grupi dyshohet se kanë grabitur shtëpi luksoze në provincën jugore të Malaga.

25 Janar 2024, 09:47 Nga N.F
Kyen 71 vjedhje në banesa luksoze, shkatërrohet banda e
Policia spanjolle

SPANJË- Policia spanjolle ka shkatërruar një bandë ku ka vënë në pranga 6 persona. Mës të arrestuarve ështëe vënë në pranga edhe kokën e grupit i cili dyshohet se ështe shqiptar. Grupi dyshohet se kanë grabitur shtëpi luksoze në provincën jugore të Malaga.

Nga aksioni i policisë u gjet një depo me bizhuteri, ora, para dhe armë. Banda dyshohet se ka kryer 71 vjedhje në shtëpi dhe biznese luksoze kryesisht në Marbella.

“Me njohuritë e tyre për teknikat ushtarake, ata përdorën masa të rrepta sigurie personale dhe kundër-vëzhgimit ndërsa lëviznin në këmbë ose me automjete, duke ndryshuar drejtimin ose duke bërë ndalesa të papritura”, thuhet në një deklaratë të policisë.

Kreu i dyshuar i grupit besohet se ka marrë pjesë në të gjitha grabitjet, duke mbajtur gjithmonë një armë zjarri. Shtëpitë në qytetin e Malaga, si dhe qytetet Estepona dhe Torremolinos ishin gjithashtu në shënjestër të bandës. Në katër nga grabitjet, policia thotë se është përdorur dhunë fizike.

spanje arrestim shqiptar

Sondazh

Poll