Aktualitet

Në kërkim për shpërndarje droge, arrestohet 33-vjeçari në Durrës

33-vjeçari ishte shpallur në kërkim, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, pasi nga hetimet dyshohet se është implikuar në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

25 Janar 2024, 09:58 Nga M.B
Në kërkim për shpërndarje droge, arrestohet
Foto ilustruese

DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar një 33-vjeçar me inicialet E.P., banues në Durrës nën akuzën për 'prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike'. 33-vjeçari ishte shpallur në kërkim, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, pasi nga hetimet dyshohet se është implikuar në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Vijon megaoperacioni policor antidrogë i koduar “Tempulli 2”. Kapet dhe vihet në pranga një 33-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera me intensitet nga Policia e Durrësit, në vijim të megaoperacionit “Tempulli 2”, si dhe i hetimeve të ndjekura me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit që prodhojnë dhe/ose shesin lëndë narkotike, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës ndaluan shtetasin E. P., 33 vjeç, banues në Durrës. 33-vjeçari ishte shpallur në kërkim, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, pasi nga hetimet dyshohet se është implikuar në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

durres policia droge

Sondazh

Poll