Aktualitet

Transportonte emigratë të paligjshëm kundrejt pagesës, arrestohet 38-vjeçari në Korçë, i gjendet edhe drogë në makinë

Policia më tej në njoftim bën me dije se ka sekuestruar 3 celularë dhe një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa që iu gjet me vete të arrestuarit.

24 Janar 2024, 15:41 Nga N.F
Transportonte emigratë të paligjshëm kundrejt pagesës,
Foto ilustruese

KORÇË- Një 38-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Korçë pasi u kap teksa transportonte 4 emigrantë kundrejt pagesës. I arrestuari me inicialet D. G. gjithashtu drejtonte mjetin pa leje. Policia më tej në njoftim bën me dije se ka sekuestruar 3 celularë dhe një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa që iu gjet me vete të arrestuarit.

Njoftimi i plotë:


DVP Korçë/Finalizohet operacioni policor "Midnight 26", kundër transportimit të emigrantëve, për kalim të kundërligjshëm të kufijve. U kap në flagrancë, duke transportuar kundrejt pagesës, 4 emigrantë, me një automjet që e drejtonte pa leje, vihet në pranga 38-vjeçari.

Sekuestrohen automjeti, 3 celularë dhe një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa që iu gjet me vete të arrestuarit. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve nga Vendet e Treta, kundrejt pagesës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, drejt vendeve të BE-së, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore Korçë-Elbasan, si dhe të mbështetur të informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Midnight 26".Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi D. G., 38 vjeç, banues në fshatin Vishocicë, Devoll.

Shërbimet e Policisë ndaluan në dalje të qytetit të Pogradecit, automjetin tip “Benz” që drejtonte 38-vjeçari. Nga kontrolli në brendësi të automjetit, u panë 4 emigrantë të cilët po transportoheshin kundrejt pagesave, në mënyrë që të kalonin kufirin, ilegalisht. Më tej, nga verifikimet dhe kontrollet e tjera, u konstatua se shtetasi D. G. e drejtonte automjetin, pa leje drejtimi, dhe se kishte me vete, një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti me të cilin kryhej transportimi, 3 celularë dhe sasia e cannabisit.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

korce arrestim droge emigrante

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Janar 2024, 14:49 I.A

Credins Bank, zgjidhet banka e vitit

CCIT Awards TIRANË- Credins Bank renditi një tjetër sukses, duke u nderuar me një tjetër çmim si “Banka e Vitit&rdquo...