Aktualitet

Ishte ngarkuar në kufirin me Shqipërinë, kapen 195 kilogramë marijuanë në Greqi

Brenda mjetit janë gjetur dhe sekuestruar 145 pako me 195 kg 60 gram marijuanë dhe është arrestuar drejtuesi, 67-vjeçari Andonis Panagiotopoulos.

24 Janar 2024, 11:15 Nga M.B
Ishte ngarkuar në kufirin me Shqipërinë, kapen 195 kilogramë
Foto ilustruese

GREQI- Policia greke ka sekuestruar një ngarkesë me drogë një ditë më parë duke ndaluar një furgon në aksin Patra-Athinë, konkretisht në vendin e quajtur Kiato. Brenda mjetit janë gjetur dhe sekuestruar 145 pako me 195 kg 60 gram marijuanë dhe është arrestuar drejtuesi, 67-vjeçari Andonis Panagiotopoulos. Mësohet se mjeti ishte ngarkuar në kufirin shqiptaro-grek dhe se mjeti i transportit rezulton i vjedhur në Athinë në 13 shtator 2023, ndërkohë që i ishin vendosur targa false. Policia ka sekuestruar telefonin celular të drejtuesit për të zbuluar komunikimet e tij. Llogaritet që fitimi nga trafiku i kësaj ngarkese të shkonte rreth 600 mijë euro. 67-vjeçari i arrestuar rezulton njëkohësisht person i shpallur në kërkim, i dënuar nga Gjykata e Janinës me 8 vjet burg dhe 10.000 euro gjobë për trafik droge.

Mësohet se ai do të paguhej 200 euro për kilogram dhe lëndën narkotike do e dorëzonte tek një shtetas shqiptar i cili është identifikuar dhe shpallur në kërkim. 

greqia droge

Sondazh

Poll