Aktualitet

U shfrytëzuan për prostitucion në zonën e Fushë-Krujë, 3 të miturat: Jemi larguar me dëshirë nga shtëpia

Tre të miturat e proceduara, janë larguar nga banesat përkatëse në muajt qeshor, shtator dhe tetor të vitit të kaluar. 

24 Janar 2024, 11:04 Nga M.B
U shfrytëzuan për prostitucion në zonën e
Foto ilustruese

FUSHË-KRUJË- Tre persona janë arrestuar në Fushë-Krujë pasi shfrytëzonin për prostitucion tre të mitura të moshës 15, 16 dhe 17-vjeç, ndërkohë një bashkëpunëtor i tyre është shpallur në kërkim. Mësohet se 3 të arrestuarit janë: Samuel Doku, Kastriot Kullaj, Fabjon Cangu. Vajzat kanë deklaruar në prani të psikologut se janë larguar me dëshirën e tyre nga banesat. Në pamundësi për të paguar hotelin ku qëndronin kanë deklaruar ato, janë ofruar për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës. Me djemtë e arrestuar që i shfrytëzonin, ato kanë deklaruar se kishin miqësi. Të miturat qëndronin në hotele të ndryshme ku të arrestuarit u sillnin klientë.

Vajzat ishin larguar nga banesa në qershor, shtator, tetor dhe familjarët nuk kishin denoncuar largimin e tyre. Sipas informacioneve, ato e kishin rast të përsëritur që iknin nga banesa dhe dy prej tyre janë motra.

fushe kruje prostitucion policia

Sondazh

Poll