Politike

Berisha akuza ndaj kreut të SPAK: Dumani është një fanatik që për moral ka partinë, korrupsionin politik

Ai akuzoi kreun e SPAK, Altin Dumanin, se ai që përligj kushtetutë dhe moral, ka statutin e partisë që është i korruptuar sipas tij nga koka te këmbët.

23 Janar 2024, 19:26 Nga r.ll
Berisha akuza ndaj kreut të SPAK: Dumani është një fanatik
sali berisha

TIRANË- Ish-kryeministri, Sali Berisha në protestën që po zhvillohet si çdo natë është shprehur se shkoi në SPAK, për të denoncuar ata dhe Edi Ramën i cili i urdhëroi të refuzojnë provat sipas tij të piramidës së tyre të mashtrimit.

Ai akuzoi kreun e SPAK, Altin Dumanin, se ai që përligj kushtetutë dhe moral, ka statutin e partisë që është i korruptuar sipas tij nga koka te këmbët.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Do të ju pyes unë ju, çfarë dallimi ka Nuredini, Damani me Altin Damanin. Nuredini është një serial killer, por i penduar, ndërsa Altini i shet dosjen me horrat e tij në Skapin e partisë. Dosjen e pendesës. Çfarë dallimi ka Altini nga ai i cili ka vjedhur me firmën e tij jo 10, por mbi 130 mln euro mbi djegësin e Tiranës, pra Rama e Veliaj që janë zhdukur pa nam e nishan.

Kurse ky përdor pushtetin si kriminel i vërtetë për të shpallur amnistinë e tyre. Miqtë e mi! Çfarë është ky mercenar i cili me urdhër të Lindës, Linda Ramës, Lindës së Surrelit, prish dosjen dhe e shpall në ‘arrest’ Arben Ahmetajn.

Në një kohë kur burri i Lindës kishte firmosur procedurën antiligjore. Burri i Lindës që urdhëronte arrestimin e Ahmetaj, kishte përmbysur strategjinë ekzistuese për trajtimin e mbetjeve dhe kishte vendosur strategjinë e djegësave.

Në një kohë kur burri i Lindës që urdhëronte skapistin Damani, për arrestimin e Arben Ahmetaj, kishte firmosur procedurën me negociata të mbyllura antiligjore, kishte urdhëruar firmosjen e 17 dokumenteve në 24 orë, në një kohë kur kishte firmosur bonusin me 8 pikë për vjedhjen e shekullit për sipërmarrjen që ekzistonte vetëm në mendjen e tij dhe të Erion Veliajt.
Atyre që besojnë te Damani, që përligj kushtetutë dhe moral, ka statutin e partisë që është i korruptuar nga koka te këmbët, atyre u them, besimin nuk mund të jetë kurrë i verbër se Dumani është një fanatik që për moral ka partinë, korrupsionin politik.

sali berisha

Sondazh

Poll