Aktualitet

"Qeveria le të lirë mafiozët dhe arreston blegtorët", Baçi: Fermerët kanë paralajmëruar për intensifikimin e protestave, ne do t’i mbështesim

Sipas tij shoqërimi i fermerëve është një përpjekje e qeverisë për të frenuar intensifikimin e një greve kombëtare nga blegtorët shqiptarë.

23 Janar 2024, 17:11 Nga r.ll
"Qeveria le të lirë mafiozët dhe arreston
luan baci

TIRANË- Pas përfundimit të protestës së zhvilluar sot nga fermeret në Levan mësohet se janë arrestuar mbi 5 prej tyre, të cilët raportohet se janë shoqëruar në mënyrë të dhunshme nga banesat e tyre 3 orë pas përfundimit të protestës.

Lidhur me shoqërimin e tyre ka reaguar edhe Partia Demokratike me anë të deputetit Luan Baçi. Ky i fundit tha në deklaratën nga selia blu se blegtorëve nga Fieri, Vlora dhe nga gjithë Shqipëria i sigurojmë për mbështetjen e pakursyer të Partisë Demokratike.

Sipas tij shoqërimi i fermerëve është një përpjekje e qeverisë për të frenuar intensifikimin e një greve kombëtare nga blegtorët shqiptarë.

DEKLARATA E PLOTË:

Pesë fermerë që kanë protestuar sot në Levan te Fierit kundër monopolit të fabrikave të qumështit dhe uljen e çmimit të produkteve të tyre janë arrestuar.

Alket Çobo, Ervin Resuli e protestues të tjerë, janë shoqëruar në mënyrë te dhunshme nga banesat e tyre 3 orë pas përfundimit te protestës.

Ky është akti i radhës që qeveria e Edi Ramës bën kundër shqiptarëve që dalin në rrugë për të mbrojtur të drejtat, dinjitetin dhe bukën e përditshme të fëmijëve.

Ministri Balla, që lë të lirë mafiozët dhe arreston blegtorët, kreu sot një turp kombëtar. Kjo është një përpjekje për të frenuar intensifikimin e një greve kombëtare nga blegtorët shqiptarë.

Ne u bëjmë thirrje Ballës dhe larove të tij në polici të mos bëjnë akte antiligjore për të cilat do të përgjigjen nesër.

Blegtorët, nga Fieri, Vlora dhe nga gjithë Shqipëria i sigurojmë për mbështetjen e pakursyer të Partisë Demokratike.

Protesta e blegtorëve nuk është shfaqje nga ato që bën qeveria, por klithmë nevoje. Është nxitur nga ulja drastike e çmimeve të qumështit nga fabrikat përpunuese, nga 180 lekë për litër vjet, në vetëm 120 lekë për litër sot. Kjo ka sjellë një krizë mbijetese për blegtoret, duke i detyruar disa prej tyre të mbyllin bizneset ose të therin tufat.

Blegtorët kanë paralajmëruar për intensifikimin e protestave, përfshirë bllokimin e rrugëve dhe refuzimin demonstrativ të dorëzimit të qumështit.

Ne do t’i mbështesim.

Beteja e çdo shqiptari për jetë më të mirë dhe dinjitet është edhe betejë e Partisë Demokratike.

O sot, o kurrë!

luan baçi protesta e fermerëve në levan

Sondazh

Poll