Politike

Çështja e ish-kompleksit Partizani/ Berisha paraqitet sot për herë të parë në SPAK

Bëhet me dije se Berisha do të paraqitet sot në SPAK i shoqëruar nga avokatët e tij, ndërkohë që deputetët e opzoitës do të shkojnë te godina e Prokurorisë së Posaçme për mbështetje.

23 Janar 2024, 08:05 Nga I.A
Çështja e ish-kompleksit Partizani/ Berisha paraqitet sot për
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është thirrur sot për tu marrë në pyetje nga SPAK në lidhje me çështjen e ish-kompleksit Partizani. Mësohet se seanca ndaj tij për tu marrë në pyetje është caktuar në orën 10:00. Bëhet me dije se Berisha do të paraqitet sot në SPAK i shoqëruar nga avokatët e tij, ndërkohë që deputetët e opzoitës do të shkojnë te godina e Prokurorisë së Posaçme për mbështetje. Kjo është hera e parë që Berisha shkon në SPAK për këtë çështje.  

GJKKO caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj Sali Berishës më 30 Dhjetor dhe ai nuk ishte i pranishëm në seancën e parë paralamentare pas festave të fundvitit, që u zhvillua me 15 Jana. Sipas vendimit të gjykatës, Berisha urdhërohet të mos largohet nga banesa e tij si dhe të mos komunikojë me persona të tjerë, përveç atyre “që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të”.

Berisha është në hetim për veprën penale të korrupsionit së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

sali berisha spak

Sondazh

Poll