Politike

Së bashku me dy Ministre, Rama niset me charter për në Spanjë

Rama pritet që të qëndrojë dy ditët e ardhshme në kryeqytetin spanjoll, ku do të marrë pjesë në panairin e turizmit 'Fitur'. 

23 Janar 2024, 07:38 Nga I.A
Së bashku me dy Ministre, Rama niset me charter për në
Edi Rama

MADRID- Kryeministri Edi Rama pas samitit në Shkup është nisur drejt për në Madrid. Rama pritet që të qëndrojë dy ditët e ardhshme në kryeqytetin spanjoll, ku do të marrë pjesë në panairin e turizmit 'Fitur'. 

Lapsi.al shkruan se Rama ka shkuar me avionin e tij charter, për në Spanjë. Ndërkohë që me të janë dhe ministrat Mirela Kumbaro e Ogerta Manastirliu, si dhe kryetarët e bashkive Gjirokastër, Durrës, Lezhë e Shkodër.

Për udhëtimet me charter kryeministri nuk ka bërë asnjëherë transparencë. Opozita ka kërkuar edhe ngritjen e një komisioni hetimor për këtë çështje, por që është refuzuar nga mazhoranca vazhdimisht.

edi rama ogerta manastirliu mirela kumbaro

Sondazh

Poll