Politike

"Në 20 mijë faqe dosje, SPAK s'përmend Ramën"/ Argita Malltezi: Roli i Berishës, plotësisht ligjor

Malltezi theksoi gjithashtu se në dosjen prej 20 mijë faqesh, SPAK nuk ka përmendur në asnjë rresht emrin e Kryeministrit Edi Ramës dhe ndryshimin e destinacionit prej tij.

22 Janar 2024, 22:34 Nga h.k
"Në 20 mijë faqe dosje, SPAK s'përmend
Foto ilustruese

TIRANË-Argita Malltezi u shpreh mbëmjen e sotme Berisha, si kryeministër, ka pasur një rol plotësisht ligjor në këtë dosje, pasi Gjykata Kushtetuese u shpreh në atë kohë se ‘KRRTRSH nuk ka të drejtë të kthejë as vendimet e paligjshme të KRRT-së’. 

Malltezi theksoi gjithashtu se në dosjen prej 20 mijë faqesh, SPAK nuk ka përmendur në asnjë rresht emrin e Kryeministrit Edi Ramës dhe ndryshimin e destinacionit prej tij.

Peka: Pëveç faktit që Jamarbër Malltezi është dhëndri i Sali Berishës, ku hyn Sali Berisha në këtë mes?

Malltezi: SPAK ka ngritur faktin që vendimet e KRRT-së kanë kaluar në KRTRRSH me firmën e Sali Berishë. Dy gjëra dua të theksoj dhe e parë është kjo, KRRTRSH-ja kalonte automatikisht, jo thjesht për shkak të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, por për shkak të ligjit të urabnistikës, kalonte automatikisht të gjitha vendimet e KRRT-së.

Në rastin e ‘Zogut të Zi’, në mënyrë që të ndërhynte sepse pati shqetësime për punë të sigurisë publike, u bë një akt normativ i posaçëm që i mundësonte qeverisë të ndërhynte në funksionimin e KRRT nëpërmjet prefektit.

Gjykata Kushtetuese si fillim, rrëzoi aktin normativ i cili ishte lëën të mos hynte në fuqi për shkak të kësaj përplasje, por gjykata tha jo vetëm që ai është i rrëzuar por të gjitha pasojat e tij janë nul.

U pa qartë se cili ishte qëndrimi i gjykatës në lidhje me ndërhyrjet e KRRTRSH dhe më pak se një muaj më pas tha se KRRTRSH nuk ka të drejtë të kthejë as vendimet e paligjshme të KRRT-së.

Në vendimin që ka kaluar Sali Berisha në KRRTRSH kanë kaluar 10 vendime të KRRT-së menjëherë.

Ky është roli i Sali Berishës, plotësisht ligjor.

Ndërkohë roli i Edi Ramës në këtë dosje është i qartë dhe i përsëritur. Ka ndërruar destinacionin, e ka pasur se ka pasur tagër por me këtë tagër po kapet dhe SPAK, ka ndërruar përsëri destinacionin, nuk ka zbardhur lejen e ndërtimit dhe këta kanë shkuar në gjykatë, ndërtuesi dhe zhvilluesi dhe kanë marrë vendim të formës së prerë i cili ndër të tjera përcaktonte dhe dëmin e shkaktuar, pra Edi Rama ka shkaktuar një dëm prej 350 mijë euro për ta rrumbullakosur, i cili i faturohet financave të shtetit.

Në 20 mijë faqe dosje, SPAK nuk e përmend asnjëherë Edi Ramën dhe ndryshimin e destinacionit.

 

Sondazh

Poll