Politike

Malltezi: Sali Berisha ndenji 10 ditë në arrest shtëpie pa vendim

Ajo shprehet se Berisha ka qëndruar 10 ditë në "Arrest shtëpie" pa vendim.

22 Janar 2024, 22:14 Nga h.k
Malltezi: Sali Berisha ndenji 10 ditë në arrest shtëpie pa vendim
Argita Berisha

TIRANË-Argita Malltezi Berisha ka folur mbrëmjen e sotme për masën"Arrest shtëpiak" ndaj babait të saj, ish-Kryeministrit Sali Berisha. Ajo shprehet se Berisha ka qëndruar 10 ditë në "Arrest shtëpie" pa vendim.

Argita Malltezi: "Sali Berisha e dinte se masa ishte antiligjore dhe antikushtetuese dhe ashtu si qëndroi deri më tani, për të ju treguar shqiptarëve që qëndrohet pavarësisht kostove, se kostot kalojnë, thelbi ngel.

Me të njëjtën ide shkoi dhe për këtë. Nëse do të pranosh vendimin antikushtetues, do të pranosh vendimin e dytë antikushtetutues. Sigurisht e dinte pasojën, por vendimin në fjalë.

U mor autorizimi nga Kuvendi, është sot me një masë me një autorizim përsëri të pavlefshëm, vlerësimin tim, por tashmë është një vlerësim i gjykatës dhe apelohet në gjykatë.

Pse është i pavlefshëm? Ky nuk ishte një autorizim siç e kërkon Kushtetuta, sill prova dhe unë të jap autorizimin. Këta nuk sollën asnjë provë, si asnjëherë tjetër në pluralizmin, por sollën dy vendime gjykate.

Autorizimi  nuk u dha se ishin provat që garantonin se Berisha mund të ikte dhe duhej në arrest shtëpie, apo çfarë arsye tjetër duhej arresti i shtëpisë, por u dha se Berisha kishte bërë gabim që nuk kishte zbatuar vendimin e parë.

Pra u dha si ndëshkim, dhe jo si masë sigurie. Ndëshkim që nuk kishte zbatuar masat e para dhe kjo në vetvete përbën shkelje.

Nesër Sali Berisha do të jetë në SPAK.

Të njëjtët do të jenë përballë zotit Berisha që është viktimë e padrejtësive të tyre.

Unë kam një përqasje pak më ndryshe.

Njeriu e përdor fjalën për të mos përdorur veprimin që i takon të përdorë. Atje ku ka shkelje ligji, duhet të veprojë ligji dhe çdo kush duhet të përgjigjet para ligjit, pavarësisht se është njeri i drejtësisë, policisë, politikës.

Janë thënë terma të tilla edhe në raste të tjera. Për mua duhet të ishte bërë, pavarësisht kostos politike, dërgimi para drejtësisë i personave, aq më tepër i personave të drejtësisë, që shkelin dhe minojnë shtetin ligjor, funksionimin e tre shtyllave të shtetit ligjor.

Është e vetmja garanci që kemi.

Unë nuk do të kisha dashur kurrë të merresha me politikë, se nuk e kam kërkuar një gjë të tillë. Unë dua të ushtroj aktivitetin tim e lirë, e qetë. Të kem siguri juridike. Për mua ka kuptim termi, siguri juridike. Të tjerët thonë që duan të jenë të qetë.

Nuk e kemi këtë luks, nëse dikush, aq më tepër kur është i sistemit të drejtësisë që bën çfarë do dhe thotë çfarë do.

Çfarë tha Dumani? Ne e kemi biseduar këtë punën e autorizimit dhe kemi arritur në konkluzionin se kështu është. Pra 3 veta e kanë  diskutuar dhe kanë arritur në konkluzionin se kështu është. Ka 300 veta që e kanë diskutuar dhe kanë arritur në konkluzion ndryshe, që nuk është ashtu.

Sali Berisha ndenji 10 dite në arrest shtëpie pa vendim. Sepse e njëjta gjykatëse si në rastin e Jamarbër Malltezit, nuk e zbardhi vendimin dhe nuk e apelonim dot"

 

argita berisha sali berisha

Sondazh

Poll