Sport

Vinicius Jr. mbështet Mike Maignan: "Është koha për t’i burgosur racistët"...

Vinicius Junior ka treguar mbështetjen e tij për Mike Maignan, pasi portieri francez i Milanit u abuzua në mënyrë racore në një ndeshje në Udine, ndërsa bëri thirrje që racistët dhe që kryejnë sjellje të ngjashme të dënohen me burg...

22 Janar 2024, 19:04 Nga DOSJA

Vinicius Jr. mbështet Mike Maignan: "Është koha për

SPANJE - Pjesa më e madhe e botës së futbollit ka qëndruar në krah të Mike Maignan pas sulmit racist që ai mori në përballjen të Udineses me Milanin (3-2 në favor të kuqezinjve), me Vinicius Junior një nga lojtarët e shumtë që mbajti qëndrim mbështetës për portierin francez.

“Falënderoj ata që vërtet mbështesin luftën tonë dhe më vjen keq për ata që shfaqen vetëm me fjalë boshe për të fituar simpatinë e shtypit”,- tha ylli i Real Madridit, i cili në të kaluarën e afërt ka qenë viktimë e sulmeve raciste në ndeshjet e La Ligas.

Anësori brazilian, pasi deklaroi se është gjithmonë me ata që marrin sulme që cënojnë lirinë dhe personalitetin e njerëzve të tjerë, theksoi se “është koha për t’i burgosur racistët”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll