Sport

Humb jetën atletja 23-vjeçare spanjolle, pësoi atak kardiak gjatë stërvitjes...

E reja, 23 vjeçe, Alba Cebrian, pësoi një atak kardiak gjatë stërvitjes dhe pas disa ditësh në spital humbi jetën

22 Janar 2024, 15:57 Nga DOSJA

Humb jetën atletja 23-vjeçare spanjolle, pësoi atak kardiak

SPANJE - Atletja Alba Cebrián, nga klubi i Celtíberas, ka vdekur pas disa ditësh shtruar në spital, pasi pësoi arrest kardiak gjatë stërvitjes në shpatet e La Vall d'Uixó në Castellón.

Atletja 23-vjeçare ishte një vrapuese e distancave të mesme, specialiste në 3000 gara me pengesa. Ajo kishte garuar edhe në distancën 1500 metra dhe në garat e vrapimit malor.

Cebrián-it i ra të fikët gjatë stërvitjes dhe u trajtua nga një mjek, i cili filloi një masazh kardiak derisa mbërriti një ambulancë dhe ajo u dërgua në spital, ku qëndroi në ICU për disa ditë.

Klubi i atletikës së Celtíberas, të cilit i përkiste atletja, njoftoi përfundimin fatal këtë të hënë. "Të gjithë ne që jemi pjesë e klubit të atletikës Celtíberas de Soria jemi të shkatërruar që duhet të njoftojmë vdekjen e koleges sonë Alba Cebrián Chiva. Ne i bashkohemi të gjithë familjes së saj, në këto momente të dhimbshme. Ne do të kujtojmë gjithmonë ty Alba."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll