Sport

Milani kërkon të blejë Callum Wilson, sulmuesi dakort të zbresi në “San Siro”

Callum Wilson ka hyrë në 18 muajt e fundit të kontratës së tij me Newcastle dhe AC Milan dëshiron të përfitojë nga kjo, duke bërë një ofertë për të nënshkruar me sulmuesin anglez.

22 Janar 2024, 18:45 Nga DOSJA

Milani kërkon të blejë Callum Wilson, sulmuesi dakort të

ITALI - Atletico Madridi bëri një lëvizje për të huazuar Callum Wilson nga Newcastle  tani në këtë afat kalimtar, por dështoi, me klubin anglez, që këmbënguli se lojtari nuk do të largohet.

Megjithatë, refuzimi i mësipërm nuk ka mjaftuar për të dekurajuar Milanin, me “Daily Mail” që zbulon se skuadra e Stefano Piolit, jo vetëm që ka synuar sulmuesin 31-vjeçar anglez, por do të përpiqet brenda muajit ta përfshijë atë direkt në skuadrën e tyre përmes blerjes.

I njëjti raport thotë se lojtari është i hapur për një lëvizje në “San Siro” nëse dy klubet bien dakord financiarisht, me Newcastle që ka gati një listë të pasardhësve të mundshëm, në rast se ata e humbasin atë për të përfshirë Benjamin Sesco nga Leipzig.

Duhet thënë, se Callum Wilson ka nënshkruar një kontratë bashkëpunimi katërvjeçare në verën e vitit 2020 si blerje nga Bournemouth, ku sulmuesi anglez ka shënuar 46 gola në 102 ndeshje në 3.5 vitet e tij në “St. James Park”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll