Sport

FA Cup/ Newport County ndërpret shitjen e biletave për ndeshjen kundër Manchester United, punonjësit e klubit... kërcënohen!

Skuadra uellsiane pret Manchester United në raundin e 4-të të FA Cup të dielën dhe kërkesa për bileta ka çuar në disa sjellje të pabesueshme të tifozëve…

22 Janar 2024, 17:41 Nga DOSJA

FA Cup/ Newport County ndërpret shitjen e biletave për ndeshjen

ANGLI - Për Newport County, që luan në Ligën 2 (divizioni i 4-të i futbollit profesionist në Angli) ndeshja e ardhshme të dielën kundër Manchester United, është ndeshja më e madhe në historinë e tyre.

Skuadra uellsiane arriti sezonin 1980-81 në çerekfinalet e Kupës së Fituesve të Kupave (ata kishin fituar Kupën e Uellsit), ku u eliminuan nga Carl Zeiss Jena i Gjermanisë Lindore. Kjo është edhe “bëma” më e madhe sportive e saj…

Klubi, i cili falimentoi në vitin 1989 dhe u gjend në divizionet e ulta vendase, ku u shpëtua nga një fond i krijuar nga tifozët e tij dhe në sezonin 2012-2013, u rikthye në divizionet profesionale dhe në Ligën 2 ku garon edhe sot e kësaj dite.

Newport ka pasur disa fitore të pabesueshme në FA Cup ndër vite (duke eliminuar West Ham-in dhe Leicesterin dhe duke e çuar Tottenhamin në një rikthim në vitin 2018), ku në vitin 2019 ata arritën në raundin e 5-të vetëm për t'u eliminuar nga Manchester City.

Pesë vjet më vonë, Newport do të presë Manchester United (të dielën 28/1) me stadiumin “Rodney Parade” shumë të vogël për të mbajtur mijëra tifozë që duan ta shikojnë ndeshjen, pavarësisht nga shtimi i një tribune të tërhequr, e cila e rriti kapacitetin e stadiumit në 9.000 persona.

FA Cup/ Newport County ndërpret shitjen e biletave për ndeshjen

Dhe malli i njerëzve për të qenë në stadium, çoi në situata të pabesueshme në shitjen e biletave, të cilat administrata duhej t’i mbyllte (pasi ata që nuk kishin përparësi kërcënonin perënditë dhe demonët për të marrë një biletë magjike).

“Fatkeqësisht, ky vendim është marrë pas fyerjeve dhe kërcënimeve të tmerrshme të marra nga punonjësit e biletave, kur po u shërbenin klientëve prioritarë.

Klubi nuk do ta falë këtë sjellje ndaj asnjë anëtari të stafit të tij dhe do të ushtrojë një politikë zero tolerance në të ardhmen, e cila mund të rezultojë në ndalim nga stadiumi, ose veprim ligjor",- thuhet në një deklaratë me shkrim të klubit. Tani shitja e biletave do të bëhet në mënyrë elektronike.

Duhet theksuar, se sipas përllogaritjeve të përafërta, Newport pritet të vendosë në arkën e tij afërsisht 450 mijë euro nga kjo ndeshje konkrete.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll