Aktualitet

VIDEO/ Iu shemb sipër skela e ARLIS, 70-vjeçari në gjendje të rëndë, po i nënshtrohet një operacioni

Të plagosur kanë mbetur 70-vjeçari me iniciale H.L dhe vajza e tij 45-vjeçare me iniciale I.Sh.

22 Janar 2024, 13:24 Nga N.F
VIDEO/ Iu shemb sipër skela e ARLIS, 70-vjeçari në gjendje
Pamje nga vendi i ngjajes

TIRANË- Paraditën e sotme është regjistruar një incident në zonën e bulevardit "Gjergj Fishta", ku një skelë pasi u rrëzua nga një pallat në ndërtim ka plagosur dy kalimtarë. Të plagosur kanë mbetur 70-vjeçari me iniciale H.L dhe vajza e tij 45-vjeçare me iniciale I.Sh. Ata janë transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës, dhe raportohet se 70-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Ndërkoheë  vajza e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu sipas njoftimit të policise janë shoqëruar në Komisariat, inxhinierin e pallatit si dhe dy punëtorë. Ende nuk dihet se si skelat e pallatit të Armand Lilos, pronari i ARLIS. shpk, u shkëputën dhe ranë në trotuarin ku po kalonin dy këmbësorët.

Ne lidhje me ngjarjen ka folur motra e 70 vjeçarit e cila u shpreh se gjendja shëndetësore e të vëllait është shumë e rëndë.

"Gjendja e tij është shumë e rëndë. Po bëhet operacion. Presim të marrim përgjigje. I bëj thirrje të mos afrojnë skelat në xhadet (rrugë).  I ka rënë në befasi. Do të kalonte rrugën I ra skela që kanë vënë punëtorët. I ka rënë vëllait tim dhe një goce tjetër. Ata nuk njihen. Ai vajti për të nxjerrë dokumentet e makinës. Ti rregullojnë mirë të mos marrin jetë njerëzish," u shpreh motra e të plagosurit.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

plagosje tirane armand lilo skela

Sondazh

Poll