Aktualitet

Vrau kunatin dhe më pas u dorëzua në polici, flet avokati i Fatmir Tarellarit: Pati një konflikt mes tyre, nuk dihet se si u shkrep arma

Më tej ai shtoi se Pelivani nuk e ka pranuar se ka përdhunuar vajzën e Tarellarit ku me pas ka nisur një konflikt mes të dyve. Vasilikos shtoi se ende nuk dihet se si është shkrepur arma.

22 Janar 2024, 13:01 Nga N.F
Vrau kunatin dhe më pas u dorëzua në polici, flet avokati i
Erjon Pelivani dhe Fatmir Tarrellari

GREQI- Avokati i 50-vjeçarit shqiptar Fatmir Tarellarit i cili që vrau kunatin e tij dhe përdhunuesin e vajzës së tij 18-vjeçare ka folur për herë të parë për mëdiat shqiptare. Mihalis Vasilikos ka folur për emisionin "Me zemër të hapur" ku u shpreh se klienti i tij nuk donte që të vriste Erjon Pelivanin, por që ky i fundit t’i pranonte akuzat e vajzës së tij.

Më tej ai shtoi se Pelivani nuk e ka pranuar se ka përdhunuar vajzën e Tarellarit ku me pas ka nisur një konflikt mes të dyve. Vasilikos shtoi se ende nuk dihet se si është shkrepur arma.


Si e keni njohur zotin Tarellari?

Avokati: Zoti Tarellari banon në një fshat në Volos, dhe kemi miqësi të përbashkët. Nuk e njihja më parë, por vetëm kur ndodhi ngjarja.

Çfarë ndodhi konkretisht?


Avokati: Babai dëgjoi rrëfimin e vajzës dhe ajo i tregoi se autori e kërcënonte, dhe se do t’i publikonte videot intime. I bënte shantazh.

Si u paraqit në zyrën tuaj?


Avokati: Vajza si fillim nuk ka pranuar që të tregojë emrin e autori. Por më pas në prani të një psikologeje dhe në prani të avokatit, ajo e tregoi emrin. Gjendja emocionale e të dyve, e vajzës dhe Fatmirit ishte e renduar. Ngjarja u mësua të hënën dhe vrasja ndodhi të mërkurën. Në datën 7 nuk ka ndodhur gjë. Në 8 u paraqitën në zyrën e avokatit. Në datën 8 vajza nuk pranoi që të tregonte se kush është autori. Në 9 në mëngjes e ka pranuar. Babai nuk kishte qëllim që të kryente një vrasje me dashje, por që të pranohej nga autori ato që kishte thënë vajza.

Çfarë i ka treguar vajza babait?


Avokati: Si fillim i shpjegoi çdo gjë babait të saj, por jo me detaje, pasi ishte në gjendje të rënduar. Pas insistimeve të herëpashershme me vajzën së tij, ai mori vesh se cili ishte autori. Autori nuk ka pranuar asgjë, por ka pasur konflikt mes tyre. Nuk dihet se si është shkrepur arma.

 

fatmir tarellari erjon pelivani vrasje greqi

Sondazh

Poll