Aktualitet

Ankimoi refuzimin e lejes së betimit si kryebashkiak, shtyhet seanca për Fredi Belerin

Seanca në Apel dështoi pasi përfaqësuesi ligjor i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ka qenë pa prokurë.

22 Janar 2024, 12:53 Nga M.B
Ankimoi refuzimin e lejes së betimit si kryebashkiak, shtyhet seanca
Fredi Beleri

TIRANA- Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë për më 24 janar shqyrtimin e ankimit të Fredi Belerit kundër vendimit që i refuzoi lejen e posaçme për t’u betuar si kryebashkiak. Mësohet se seanca në Apel dështoi pasi përfaqësuesi ligjor i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ka qenë pa prokurë. Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota.

Ai nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin, gjë që ka acaruar edhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë.

fredi beleri gjykata e posaçme e apelit

Sondazh

Poll