Bota

Vuçiç nga Shkupi: Kam shprehur dëshirën për të shkuar në Kosovë, i gatshëm të flas me njerëzit e mi atje

Vuçiç ka thënë se e ka shprehur dëshirën e tij por që kjo nuk nënkupton që do të lejohet të vizitojë Kosovën.

22 Janar 2024, 14:27 Nga M.B
Vuçiç nga Shkupi: Kam shprehur dëshirën për të
Aleksandër Vuçiç

SHKUP- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka folur në një konferencë për media pas Samitit në Shkup. Vuçiç ka thënë se ka folur për Ndihmëssekretarin Amerikan të Shtetit, James O’Brien, për çështjen e dinarit, duke pretenduar se institucionet e Republikës së Kosovës e kanë ndaluar për transaksione.

“Fola me O’Brien për vendimin për të anuluar pagesat”, ka thënë Vuçiç.

A ka thënë se për këtë çështje do të vazhdojë konsultimet me O’Brien. Gjithashtu ai është pyetur nga gazetarët edhe për vizitën që e ka paralajmëruar në Kosovë. Vuçiç ka thënë se e ka shprehur dëshirën e tij por që kjo nuk nënkupton që do të lejohet të vizitojë Kosovën.

“Unë vetëm kam shprehur dëshirën time. Unë jam gjithmonë i lirë dhe i gatshëm të flas me njerëzit tanë në Kosovë, për mua nuk ka asgjë më të rëndësishme se kaq”, ka thënë Vuçiç.

vucic samiti be-ballkani perendimor

Sondazh

Poll