Bota

Vuçiç në Samit: Jemi të hapur për tregun rajonal, të zgjidhim disa probleme të mëdha

Vuçiç kërkoi nga BE dhe SHBA të japin kontributin e tyre, me qëllim tejkalimin e pengesave, të cilat mund të dalin gjatë këtij procesi.

22 Janar 2024, 11:08 Nga M.B
Vuçiç në Samit: Jemi të hapur për tregun rajonal,
Aleksandër Vuçiç

SHKUP- Liderët e Ballkanit Perëndimor ndodhen në Maqedonisë së Veriut, për të marrë pjesë në punimet e konferencës së Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të rajonit. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se një treg rajonal në Ballkan do të ndihmonte shtetet, por veçanërisht qytetarët e këtij rajoni. Vuçiç kërkoi nga BE dhe SHBA të japin kontributin e tyre, me qëllim tejkalimin e pengesave, të cilat mund të dalin gjatë këtij procesi.

“Kur flasim për tregun rajonal ne jemi të hapur për të gjitha idetë dhe besojmë thellë se mund ta bëjmë këtë. Na ndihmoni me çështje të tjera, që duhet të zgjidhim disa probleme të mëdha, me të cilat do përballemi. Ta bëjmë për Ballkanin këtë dhe do jetë një lajm i mirë për qytetarët”, tha ai.

aleksander vucic samiti be-ballkani perendimor

Sondazh

Poll