Bota

Samiti në Shkup pa konferencë të përbashkët, Kovaçevski: Kërkuan të ndryshohet

Kovaçevski ka thënë se formati i konferencës është ndryshuar me kërkesë të vetë liderëve pjesëmarrës dhe secili do të mbajë konferencë të veçuar në të njëjtën kohë.

22 Janar 2024, 13:53 Nga M.B
Samiti në Shkup pa konferencë të përbashkët,
Dimitar Kovaçevski

SHKUP- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka mbajtur një konferencë për media bashkë me zyrtarin e lartë të Administratës amerikane, James O’Brien pas takimit në panelin e Samitit me liderët e Ballkanit Perëndimorë. Kovaçevski ka thënë se formati i konferencës është ndryshuar me kërkesë të vetë liderëve pjesëmarrës dhe secili do të mbajë konferencë të veçuar në të njëjtën kohë. Megjithatë ka thënë se atmosfera në Shkup ka qenë konstruktive.

Ai ka përmendur edhe darkën jo-formale të mbajtur të dielën, duke thënë se takimi ka qenë i afërt dhe shumë miqësor.

“Konferenca e shtypit nuk po mbahet në atë format dhe liderët kanë kërkuar të ndryshohet. Konferenca e shtypit njëkohësisht po mbahet për secilin lider. Por mund ta shihni që është një atmosferë shumë konstruktive. Edhe mbrëmë ka pasur një darkë jo-formale, ka qenë një takim shumë i afërt, shumë miqësor”, ka deklaruar ai.

samiti be-ballkani perendimor dimitar kovacevski

Sondazh

Poll