Bota

O’Brien: SHBA përkrah Marrëveshjen e Ohrit, Kosova dhe Serbia ta zbatojnë

Ai tha se SHBA e përkrah fuqishëm marrëveshjen e Ohrit që është arritur në mars të vitit të kaluar pikërisht në Maqedoni të Veriut dhe se Kosova dhe Serbia duhet të veprojnë brenda dialogut për ta zbatuar plotësisht marrëveshjen.

22 Janar 2024, 14:13 Nga M.B

 

O’Brien: SHBA përkrah Marrëveshjen e Ohrit, Kosova dhe Serbia ta
James O’Brien

 

SHKUP- Ndihmëssekretari i Shtetit, James O’Brien, në një konferencë për media nga Shkupi ka folur shkurt edhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se SHBA e përkrah fuqishëm marrëveshjen e Ohrit që është arritur në mars të vitit të kaluar pikërisht në Maqedoni të Veriut dhe se Kosova dhe Serbia duhet të veprojnë brenda dialogut për ta zbatuar plotësisht marrëveshjen.

“Ne mbështesim fuqimisht udhërrefyesin e Ohrit, që është miratuar në mars të vitit të kaluar dhe të dy shtetet duhet të veprojnë brenda dialogut për ta zbatuar plotësisht”, ka thënë Obrien.

samiti be-ballkani perendimor

Sondazh

Poll