Bota

Kurti nga Shkupi: Për sa kohë Radoiçiç është i lirë në Serbi, s’mund t’i heqim masat e sigurisë në kufi

Kurti tha se këto masa janë marrë pasi autoritetet e Kosovës në tri raste kanë sekuestruar sasi të madhe të armatimit përgjatë vitit 2023.

22 Janar 2024, 14:18 Nga M.B
Kurti nga Shkupi: Për sa kohë Radoiçiç është i
Albin Kurti

SHKUP- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media nga Shkupi, ka thënë se Kosova nuk ka vendosur masa tregtare ndaj Serbisë, por janë vetëm masa të sigurisë. Kurti tha se këto masa janë marrë pasi autoritetet e Kosovës në tri raste kanë sekuestruar sasi të madhe të armatimit përgjatë vitit 2023. Ai shtoi se këto armë janë të prodhuar në Serbi dhe në Kosovë kanë hyrë nga Serbia. 

“I gjithë ky armatim është prodhuar në Serbi dhe i gjithë ky armatim ka ardhur nga Serbia. Dhe kur kësaj ia shtojmë faktin se akti kriminal, në masë të konsiderueshme janë të lirë në Serbi në krye me Milan Radoicicin, masat e sigurisë janë të nevojshme. Ne s’kemi masa tregtare, por masa të sigurisë”, ka thënë Kurti.

Kurti ka ripërsëritur se masat e sigurisë s’mund të hiqen përderisa kanë informacione e Radoiçiç dhe grupi i tij takohen në Serbi e bëjnë plane për riorganizim.

samiti be-ballkani perendimor albin kurti

Sondazh

Poll