Bota

O’Brien në Shkup: Vendet e Ballkanit Perëndimor të bëjnë reforma që të lëvizni më lirshëm drejtë BE-së

Ndihmës Sekretari i Shtetit, i SHBA-ve për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O'Brien, në prag të në hapjes së këtij takimi në Shkup, tha se nëse vendet e Ballkanit Perëndimor, bëjnë reforma te caktuara atëherë njerëzit do të lëvizin më lirshëm drejt BE-së, duke përfshirë këtu edhe kapitalin.

22 Janar 2024, 10:31 Nga M.B

 

O’Brien në Shkup: Vendet e Ballkanit Perëndimor të
James O’Brien


SHKUP- Liderët e Ballkanit Perëndimorë janë mbledhur në Shkup për të marrë pjesë në punimet e Samitit të Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të rajonit. Ndihmës Sekretari i Shtetit, i SHBA-ve për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O'Brien, në prag të në hapjes së këtij takimi në Shkup, tha se nëse vendet e Ballkanit Perëndimor, bëjnë reforma te caktuara atëherë njerëzit do të lëvizin më lirshëm drejt BE-së, duke përfshirë këtu edhe kapitalin.

“Nëse bëni reforma të caktuara atëherë njerëzit tuaj lëvizin me lirshëm drejt BE-së, duke përfshirë këtu edhe kapitalin. Kemi përfaqësuesit e gjashtë vendeve. Do të zhvillojmë dy ide: idetë praktike për të ecur përpara dhe strategjitë”, tha O’Brien.

Më parë fjalë hapëse te takimit e mbajti kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, po ashtu fjalë mbajtën dhe Rama dhe Kurti.

samiti be-ballkani perendimor james o brien

Sondazh

Poll