Aktualitet

Rrëzohet skela në Tiranë, plagosen dy kalimtarë, babë e bijë dërgohen në spital

Mësohet se ka rënë një pjesë e skelës së një pallati në ndërtim.

22 Janar 2024, 11:09 Nga N.F
Rrëzohet skela në Tiranë, plagosen dy kalimtarë, babë e
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në në bulevardin “Gjergj Fishta” në kryeqytet. Mësohet se  ka rënë një pjesë e skelës së një pallati në ndërtim. Sipas informacioneve të para mësohet se janë dëmtuar dy kalimtarë, një burrë me vajzën e tij që po kalonin rrugën.

Nuk dihet ende se si është gjendja e tyre shëndetësore, ndërsa raportohet se babë e bijë janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Siaps njoftimit të policisë janë shoqëruar inxhinieri i pallatit dhe dy punëtorë për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i plotë

Tiranë/Informacion paraprak/ Më datë 22.01.2024, rreth orës 10:10, në bulevardin “Gjergj Fishta”, janë rrëzuar skelat e nje pallati në ndërtim e sipër, dhe si pasojë janë dëmtuar 2 shtetas (kalimtarë) H. L., rreth 70 vjeç, dhe I. Sh., rreth 45 vjeçe.

Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Në ambientet e Policisë janë shoqëruar inxhinieri i pallatit, shtetasi K. S., dhe punëtorët N. S., dhe A. P., për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe popunon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

spital tirane skela

Sondazh

Poll