Aktualitet

"Tempulli"/ Megaoperacion antidrogë në të gjithë vendin, mbi 150 të arrestuar

Megaoperacioni u zhvillua në zonat më të 'nxehta' të shpërndarësve të drogës në Tiranë, Elbasan, Durrës, Shkodër, Dibër, Gjirokastër, Fier, Vlorë dhe Berat.

22 Janar 2024, 07:24 Nga I.A

"Tempulli"/ Megaoperacion antidrogë në të gjithë

TIRANË- Një megaoperacion është kryer dy ditët e fundit në Shqipëri. Policia e Shtetit e ndihmuar nga ajo operacionale kanë bërë të mundur vazhdimin e megaoperacionit Temulli, për shpërndarësit e drogës. Nga megaoperacioni mësohet se janë arrestuar mbi 150 persona, shpërndarës dhe kultivues droge. 

Numri më i lartë i të arrestuarve është në Tiranë. Megaoperacioni u zhvillua në zonat më të 'nxehta' të shpërndarësve të drogës në Tiranë, Elbasan, Durrës, Shkodër, Dibër, Gjirokastër, Fier, Vlorë dhe Berat.

Megaoperacioni “Tempulli” është kryer pas një hetimi 7 mujor intensive nga Policia e Shtetit me qëllim parandalimin e shitjes së drograve pranë komuniteteve shkollore që vendosin në rrezikshmëri fëmijët dhe adoleshentët. Operacioni përfshin disa qytete të Shqipërisë të cilët janë ndërlidhur në përfshirjen e shit-blerjes së drogës. Nga faza e parë e këtij megaoperacionit janë arrestuar mbi 250 persona që shpërndanin lëndë narkotike kryesisht në afërsi të shkollave.

policia megaoperacion ne shqiperi

Sondazh

Poll